Lajme Shqip nga rajoni dhe bota, gjithashtu lajme shqip nga Sporti dhe Showbizi etj.

Tuesday, 18 March 2014

Muja pezullon postin, PDK s'ka koment

By on 10:26

Vendimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, që ta pezullojë postin e tij dhe jo të jap dorëheqje, siç po ia kërkojnë qytetarët dhe opozita pas dënimit që ka marrë nga gjykata, ua ka “mbyllur gojën” drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilës i takon edhe Muja.
Pavarësisht ngase vendimi për pezullim po vazhdon të cilësohet si i paligjshëm dhe jokushtetues, “të mëdhenjtë” e PDK-së nuk janë në gjendje ta thonë një fjalë të vetme.
Gazeta Blic ka kontaktuar me nënkryetarin e kësaj partie, Hajredin Kuçi, i cili nuk ka qenë në gjendje të thotë se nëse veprimi i Mujës është i ligjshëm ose jo, dhe gjithashtu, nëse është vendim “normal” hapi për ta pezulluar pozitën.
“Ju lutëm për çështje të partisë pyesni zotëri Stavilecin”, është përgjigjur shkurt ai nëpërmjet mesazhit telefonik.
Ndërkaq, kontakti me zëdhënësin e PDK-së, Blerand Stavileci, ka qenë i pamundur, ngase, telefoni i tij pasdite ka qenë i ç’kyçur.
Edhe “zëri kritik” i Ramdan Mujës nga Prizreni, Nait Hasani, nuk ka qenë në gjendje ta komentojë veprimin e bashkëpartiakut të tij.
I kontaktuar nga gazeta, ai ka thënë se është rrugës për në Prizren, dhe se e ka të pamundur të flas për çështjen në fjalë, siç ka thënë ai, derisa ta merr informatën prej dorës së parë.
Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e PDK-së “zhdukën” kur një anëtar i partisë së tyre bënë ndonjë skandal. Kështu ka ndodhur edhe më parë, kur kryetarët e komunave të ndryshme, anëtar të PDK-së, janë përfshirë në gjykime, apo janë përplasur me ligjin.
Si do qoftë, kryetari i dënuar i Prizrenit, Ramdan Muja, ka marrë përkrahje nga kryetari i paritë së tij, Hashim Thaçi, që të vazhdojë ta mbajë pozitën e kryetarit dhe assesi mos të jap dorëheqje.
Gjatë qëndrimit në Prizren, pasi është dënuar Muja, ai ka thënë se kryetari i Prizrenit ka dëshmuar se si duhet të respektohen organet e drejtësisë, ndërsa ka ftuar partitë opozitare që, siç ka thënë ai, mos të ndërhyjnë me protesta në vendimet e drejtësisë.
“Drejtësia nuk duhet të përzihet me politikë. Prandaj, partitë politike nuk duhet të ndërhyjnë në vendimet e drejtësisë”, tha ai, sipas të cilit, Muja ende nuk i ka përfunduar të gjitha punët me drejtësinë./Gazeta Blic/